15:48 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

A mund ta dalloni zebrën e fshehur mes qindra antilopëve?

Një zebër në Maasai Mara të Kenias me sa duket zgjodhi një mënyrë gjeniale për të qëndruar i sigurt nga grabitqarët potencialë – duke u fshehur në mënyrë misterioze.

Kjo fotografi e mijëra kafshëve të egra që kullosin në rrafshinën e madhe të Maasai Mara “fsheh” edhe një zebër të zgjuar.

Fotograf i jetës së egër, Ingo Gerlach ka kapur këtë imazh të një tufe masive të antilopës afrikane në lindjen e diellit dhe më vonë ka pikasur edhe një zemër.

Fotograf 65 vjeçar nga Betzdorf, në Luksemburg, kaloi rreth dy orë duke shikuar dhe duke marrë fotografi të kafshëve rreth orës 7.30 të mëngjesit.

Ai zbuloi se duhej të bënte rreth njëqind fotografi në mënyrë që të merrte një imazh të përsosur.

Sipas ora, Gerlach, i cili qëndronte rreth njëqind metra larg, tha: “Kam bërë një shkrepje pas tjetrës në përqendrim të lartë, sepse kjo situatë ishte unike për mua”.

Kur ai shkoi në shtëpi vuri re zebrën e vetmuar midis kafshëve të tjera.

Temat: