20:50 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

AAK jep shembull të mirë, avanson gjininë femërore në kryesi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin e Vlll-të zgjedhor, në të cilin rizgjodhi kryetar Ramush Haradinajn si dhe votoi për anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues.

Në garën e ngushtë që u mbajt sot për Këshill Drejtues, nga më shumë se 118 kandidatë sa ishin, fituan vende një numër i madh i grave, shkruan Indeksonline.

Gjegjësisht 38% të kandidateve të zgjedhura pa kuotë janë gra. Përndryshe AAK ka në statutin e saj kuotat prej 30%, mirëpo këtë herë kjo kuotë u tejkalua.

38% e grave sot kanë hyr në Këshillin Drejtues të AAK-së pa kuotë, duke e renditur AAK-në të parën nga të gjitha subjektet politike. /Indeksonline/

Temat: