21:40 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

AAK: Komisioni për Punë të Jashtme ka ndryshuar marrëveshjen e arritur për Demarkacionin

Grupi Parlamentar i AAK-së ka reaguar duke thënë se Komisioni për Punë të Jashtme ka ndryshuar marrëveshjen që është arritur mes kryeministrit Haradinaj, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe shefit të Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti dhe kryetarit të Nisma-s.

Përmes një njoftimi për media ata thonë se një ndryshim i tillë është i papranueshme.


Marrëveshja e paraparë për t’u hedhur në votim sipas AAK-së

Ky është njoftimi i AAK-së:

Kryeministri Haradinaj, Kryetari i Kuvendit Veseli, Shefi i GP Abdullah Hoti, Kryetari Nisma-s Limaj dhe ai i AKR-së Pacolli, kanë arritur marrëveshjen e mësipërme për Demarkacionin!

Ndërkohë teksti i kësaj marrëveshjeje është ndryshuar në Komisioninin për punë të jashtme të Kuvendit, që kryesohet nga LDK-ja, duke e rrezikuar kështu gjithë atë që është arritur me shumë mund për të ardhur deri në këtë pikë.

Në  tekstin që ka dalë nga ky Komision, jo vetëm që është ndërruar renditja e pikave të dakorduara, por Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror, është renditur si pikë e fundit dhe jasht Pjesës përbërëse të këtij ligji!

Është e papranueshme nëse dikush në këtë fazë, me ose pa vetedije, e rrezikon votimin e një marrëveshjeje të dakorduar.

Prandaj ky është alarm për të gjithë protagonistët e kësaj marrëveshjeje, që të mos bëjnë kalkulime politike, por t’i përmbahen pikë për pikë asaj! Në të kundërtën rrezikohet që gjithçka të kthehet në pikën ZERO!

Ndryshimi që AAK thotë se është bërë sot nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë