10:03 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Acer Chromebook Tab 10, i ngjashëm me modelin e Apple iPad (Foto)

OS Chrome ka shtuar opsionin e qasjes në të gjitha pajisjet si në tablet, laptop dhe telefona të cilët mund ti hapni të dhënat pa pasur nevojë ti bartni ato në mënyrat e vjetra dhe me pritje të stërzgjatura.

Kjo ndryshon me Acer Chromebook Tab 10, tableti i parë i cili aplikon opsionin e ri nga Chrome OS.

Acer Chromebook Tab 10, ka për qëllim të rivalizojë iPad-in dhe kjo është veçanërisht e dukshme pasi që u publikua vetëm një ditë para se Apple të supozohet të shpallë modelin e ri të iPad me kosto të ulët.

Tab 10 ka një ekran 9.7 inç, 2048 x 1536 ashtu si iPad, me kamerat e përparme dhe të pasme, bateria e cila ka rreth 9 orë jetëgjatësi. Posedon procesor OP1, 4GB RAM, 32GB memorie dhe një USB-C port.

Ekziston edhe një vend i kartelës microSD dhe një vend për kufje.

Por ajo që është veçanërisht e dukshme është se Tab 10 gjithashtu ka mbështetjen një stilolapsi të mençur sikur seria e Samsung Galaxy Note. /Indeksonline/

Temat: