18:38 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Adea Shabani dyshohet që ka vdekur, i dashuri i saj kryen vetëvrasje pas ndjekjes së policisë

I dashuri i aktores së njohur shqiptare, Adea Shabani këtë te ënjtë ka kryer vetëvrasje pas u përndjek nga policia, shkruan NBC, përcjell Indeksonline.

Chirs Spotz, 33 vjeç që ishte po ashtu një aktor dhe në lidhje me Adean, vetëvrau vetën pasi policia u vë në kërkim të tij.

Ndërsa, policia për FOX11 ka konfirmuar se familja e aktores besojnë se edhe Adea ka vdekur.

Spotz sapo ishte kthyer në Kaliforni jugore nga Kolorado ku ishte me Adean.

Autoritetet zbuluan se automjeti  ishte përdorur në një vrasje që kishte ndodhur në Los Angeles County, sipas Zyrtarit për Informacionit Publik i CHP, Dan Olivas, shkruan NBC, transmeton Indeksonline.

Gjatë ndjekjes së policisë, i dyshuari i Adeas mori drejtimin për në Rio Vista Street të Kalifornisë, në jug të autostradës 91-të, tha Olivas.

Derisa oficerët u përpoqën të ndalonin, vozitësi shtiu veten me pistoletë dhe vdiq në vendngjarje, tha Olivas.

Disa muaj më parë, familja e 25-vjeçares Adea Shabani ofroi një shpërblim prej 25,000 dollarë për atë që sjell informacione lidhur me zhdukjen e të bijës.

Ajo u pa për herë të fundit rreth 11 të mëngjesit më 23 shkurt, pranë blloqeve të 1700 të Wilcox Avenue, në mes të Hollywood Boulevard dhe Franklin Avenue, pranë shtëpisë së saj, tha policia./Indeksonline/

 

Kërkohet Adea Shabani 25 vjeçe, e cila ka humbur në Los Angeles

Asnjë gjurmë e shqiptares Adea Shabani pas zhdukjes në Los Angeles