14:27 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Adebayor adopton nipin e tij pas vdekjes së vëllait dhe i ndryshon emrin

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Real Madridit, Emmanuel Adebayor, tani sulmues i Istanbul Basaksehir, ka adoptuar nipin e tij dhe poashtu i ka ndryshuar emrin.

Togolezi mori përgjegjësinë për nipin në vitin 2013, pas vdekjes së vëllait të tij Peter Adebayor dhe pesë ditë më parë ai publikoi vendimin e tij nëpërmjet llogarisë zyrtare në Instagram, me një fotografi pranë fëmijës.

“Kushdo që më njeh mua e njeh edhe vëllain tim të madh, Peter Adebayor, i cili nuk është më me ne. Ky është djali i tij dhe sot e deklaroj atë si djalin tim të parë. Më lejoni t’ju prezantoj me fëmijën tim të parë, emri i të cilët është Junior Emmanuel Adebayor.” ka shkruar sulmuesi.

Gjëja më e çuditshme rreth kësaj është vendimi për të ndryshuar emrin e djalit.

Junior Emmanuel Adebayor bëhet kështu fëmija i dytë i lojtarit , i cili tashmë ka një vajzë të vogël me emrin Kendra. /IndeksOnline/