21:56 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Adelina Tahiri tregon nëse do t’i kthehet muzikës pas lindjes së djalit (Foto)

Vitin që lamë dhe këtë fillim vit një nga këngëtaret më të komentuara në rrjetet sociale qe edhe Adelina Tahiri.

Martesa me avokatin maqedonas Serjozha Markov, e më pas pritja e fëmijës së tyre të parë bënë bujë mediatike.


Por ajo duket tejet e lumtur me këtë zgjedhje që ka bërë. Ajo përmes instastory-v, sot iu ka përgjigjur shumë pyetjeve në lidhje me jetën e saj, e një nga pytjet ishte se a do të rikthehet sërish në muzikë pas lindjes së djalit. Këngëtarja thotë se po, madje që bashkëshorti po e shtyen për këtë./Indeksonline/