09:08 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Aeroambulanca për Isa Mustafën erdhi nga Austria, këto janë detajet (Foto)

Aeroplani që arriti në Prishtinë për ta transportuar ish-kryeministrin njëherësh edhe kryetarin e Lidhjës Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa jashtë vendit për shërim, ka ardhur nga Austria.

Indeksonline ka përcjellë online gjithë udhëtimin e aeroambulancës e cila ka fluturuar nga Innsbruck (Austri) e që është nisur në orën 06 e 33 minuta ndërsa në aeroportin e Prishtinës ka ateruar në ora 08 e 15 minuta.

Ende nuk dihet ora e saktë se kur do të niset Mustafa për shërim jashtë vendit, por ekipi i Indeksonline do t’iu mbajë të informuar për çdo detaj./Indeksonline/