11:17 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Aeroplanët ushtarakë po fluturojnë sot mbi Malin e Zi (Video)

Avionë luftarakë të Air Force Italia dhe Greqia, në bashkëpunim me Forcat Ajrore të Ushtrisë së Malit të Zi kanë filluar sot një ushtrim të patrulluar në hapësirën ajrore të Malit të Zi.

Ushtrimi ka filluar në ditën që përkon me përvjetorin e parë të anëtarësimit të Malit të Zi në Nato.

Për të parë këtë ushtrim, në vendin e ngjarjes ishte edhe Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi Predrag Boskovic dhe një përfaqësues i NATO-s.

Aeroplanët e Italisë dhe Greqisë që nga viti 2009 mbrojnë hapësirën ajrore të Shqipërisë./Indeksonline/