23:39 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Aeroplani detyrohet të aterojë për shkak të pasagjerit që po…

Aeroplani i kompanisë holandeze Transavia në fluturimin HV6902 Dubai-Amsterdam është detyruar të aterrojë në aeroportin e Vjenës në Austri.

Arsyeja është bizare: Grindje në mesin e udhëtarëve, pasi një bashkudhëtar në aeroplan vazhdimisht kishte lëshuar gazra.

Sipas gazetës De Telegraaf, një person i moshuar gjatë fluturimit kishte maltretuar udhëtarët tjerë për shkak të gazrave.

Katër pasagjerë u ankuan me zë të lartë, por kur ekuipazhi i kabinës refuzoi të ndihmonte dhe “të heshtë” njeriun e moshuar, tensionet në aeroplan u përshkallëzuan.

Pavarësisht nga paralajmërimet e pilotëve, aeroplani u detyrua të aterrojë në Vjenë. Kamera regjistroi hyrjen e policëve austriak me qenë në aeroplan.

Policët nxorën katër pasagjerë të trazuar, duke përfshirë dy vajza, nga linja ajrore e tyre, ndërsa pasagjeri që lëshonte gazra vazhdoi fluturimin e tij në Amsterdam.

“Nuk patëm fat duke u ulur në të njëjtën rresht me të,” tha 25-vjeçarja Nora L., një nga udhëtarët e dëbuar, e cila paralajmëroi padi kundër kompanisë ajrore./Indeksonline/