09:52 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Afërdita Dreshaj ia shpreh dashurinë të fejuarit në ditëlindjen e tij (Foto)

Një nga lajmet më të bujshme të vitit të kaluar në show biz, padyshim që ishte edhe fejesa e modeles dhe këngëtares shqiptare nga Maqedonia, Afërdita Dreshaj, shkruan Indeksonline.


Ajo i tha po hokeistit çek Jakub Kind, ndërsa çifti po shfaqen tejet të dashuruar në krahët e njëri-tjetrit.

E sot ka ditëlindjen Jakub, sigurisht që urimi i modeles nuk mungon. Ata po qëndrojnë në Miami, ndërsa Afërdita ka postuar një fotografi me të fejuarin në rrjetin social Instagram ku ka shkruar:

Urime ditëlindjen dashuria ime! Jam personi më i lumtur që të thërras i fejuari im! Gjithmonë mbreti im..