10:14 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Afrim Krasniqi – luftëtari nga Suedia që i fali jetën Kosovës

Shkruan: Astrit GASHI

Jetonte me familje në Rosengård të Suedisë, i cili ndryshe njihet edhe si kopshti i trëndafilave. Aty, Afrimi po jetonte së bashku me gruan Besën dhe dy vajzat e tija, Arjetën 6 vjeqe si dhe Saranden 3 vjeqe. Megjithatë as trëndafilat e Rosengård-it e as ngrohtësia e familjes së tij, nuk e ndaluan së shkuari në luftën për lirinë e Kosovës. Vendimin e kishte të prerë. ‘Dua të shkoj të luftoj për lirinë e Kosovës. Aty kam prindërit, faresfisin, miqtë. Aty është gjaku im. Aty është vendlindja, Tërpeza-Malisheva ime’. Suedinë e çmonte shumë, për mundësitë që i kishte ofruar, por pa Kosovën nuk jetonte dot. Andaj, vendosi të niset së bashku me të gjthë djemtë e vashat që u nisën nga Suedia për të mbrojtur nderin dhe tokën e Kosovë.

U nis ballëlartë, ndonëse me dhimbje të madhe për familjen që po e linte vetëm. Në Kosovë, morri armët dhe i’u bashkua radhëve të luftëtarëve të lirisë në frontin e luftës në Kosovë. Ishte njëri ndër luftarët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare, që po mbronin kufirin shqiptaro-shqiptar. Nga shokët e luftës, njihet si një nga luftarët më të aftë dhe me një taktikë të paparë. Luftonte me gjithë zemër, poaq sa e dote edhe lirinë e Kosovës.

Megjithatë, me 6 maj 1999 në kufirin shqiptaro-shqiptar, gjatë luftimeve të ashpra me armikun ai shkoi në altarin e lirisë, për të mos vdekur më kurrë. Për dikend mund të duket fat i keq, por për luftarët e lirisë ‘rënia si dëshmorë në vijën e frontit, më konkretisht në Rrasën e Koshares, është nderi më i madh për një luftarë’. Afrimi nuk kishte kurrsyer asgjë gjatë luftimeve të ashpëra në kët betejë, sepse donte ta shpërthente një herë e mirë kufirin i cili për aq shumë dekada kishte ndarë vëllezërit me vëllezër. Dhe vërtetë, Afrimi me shokë e thyen dhe e lanë me gjakun e qindra luftëtarëve të UÇK-së. Ai ia fali jetën kombit, pikërisht aty ku ranë edhe shumë dëshmorë të tjerë si Luan Haradinaj e Mujë Krasniqi, Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahaj, Milazim Mavraj e qindra luftëtarë të tjerë.

Dhe sot pas kaq vitesh, më e pakta që ne mund të bjëmë është t’a ripërtërijmë kujtimin për gjithë këta heronj të kombit. Më e pakëta që ne mund të bëjëm është t’i vizitojmë familjen e Afrimit në qytetin e Kristianstadit, aty ku sot jeton gruaja me të bijat, trashëgimtaret e tij. Për gjithkënd familja është e shenjët. Ashtu ishte edhe për Afrimin dhe gjithë dëshmorët e tjerë e patën të vështirë t´ia kthejnë shpinën familjes, por për ta kombi ishte mbi të gjitha dhe për të luftuan. Vepra e dëshmorëve na obligon jo vetëm ne por gjithë shoqërinë shqiptare, kudoqoftë ajo, të përkujdeset së paku moralisht për fëmijët dhe familjet e tyre.

E ku ka më të bukura se vargjet që një dëshmor i thurrë për fëmijët e tij. E vlen të lexohen disa rreshta të shkruara nga dëshmori i kombit Tahir Mal Sinani, për të kuptuar gjithë dashurinë që luftarët ndjejnë për fëmijët e tyre:
O njerёz mi ofroni,
O njerёz mi shikoni,
Siç ju desha unё,
Dua t mi doni.