15:35 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave bën thirrje për kujdes ndaj zjarreve

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshmeu iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangjen e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit dhe tëlajmërojnë me kohë, si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.

“Tashmë kemi hyrë në sezonin e verës që karakterizohet me temperatura të larta të ajrit, të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore”

“Për çfarëdo rasti të zjarreve, mund të thirrni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit të integruar emergjent – 112.Gjithashtu mund të thirrni pa pagesë edhe në këta numra: Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192, Njësinë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit në numrin e telefonit 193, Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit 194. Zjarrvëniet e qëllimta si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj”, thuhet në nje kumtesë tësaj agjencie.

Temat: