22:41 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Agjentët e Barcës ishin në Schalke-Porto, për të ndjekur këtë talent premtues

Barcelona ia ka vënë syrin talentit premtues të Bundesligës Gjermane, Suat Serdar. Për ta ndjekur nga afër, Ramon Planet i Barcelonës ishte me një agjent tjetër në ndeshjen Schalke-Porto.

Mesfushori 21 vjeçar është duke u përcjellur me vëmendje nga skuadra katalonase.

Serdar është vetëm 21 vjeçar, ndërsa u transferua këtë Schalke këtë vit nga Mainz për 10.5 milionë euro.

Por, çmimi i tij tani është dukshëm më i madh. Barcelona raportohet se do të tentojë transferimin e Serdar në janar duke bërë gati 30 milionë euro për të./Indeksonline/