22:23 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Agjenti i yllit të Series A është në Londër, po bisedon me Chelsean

Chelsea nuk e ka në plan të ndalet me transfere. Skuadra e Antonio Contes është duke biseduar me agjentin e yllit të Romës, Emerson Palmierit.

Agjenti i futbollistit ka zbarkuar sot në Londër ku thuhet se po e diskuton çmimin e shitjes së futbollistit në janar.

Roma kërkon 35 milionë euro për shitjen e tij, ndërsa Chelsea raportohet se është e gatshme të ofroi 25 milionë euro.

Conte e pëlqen shumë talentin brazilian dhe se ka kërkuar nga bordi që të kryej marrëveshjen gjatë muajit të janarit./Indeksonline/