12:05 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Agnesa Vuthaj dhuron për bamirësi çantën që është prezentuar në New York Fashion Week (Foto)

Agnesa Vuthaj përveç një nga femrat më të pëlqyera dhe më të bukura shqiptare, shpesh ka treguar edhe anën e saj humane.

Ikona e bukurisë, ndërmarrësja dhe dizajnere e modës, ka dhuruar çantën që është prezentuar në New York Fashion Week dhe i është bashkuar mbrëmjes humanitare ‘Shpëto Jetë’ e cila do të mbahet me 12 Maj në Cyrih.


Kësaj nisme i janë bashkuar edhe artistë të tjerë, përfshirë fotografet: Fioralba Kryemadhi, Barbara Burri, të cilat disa fotografi të tyre kanë dhuruar për ankandin humanitar./Indeksonline/