09:35 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Agnesa Vuthaj tregon se si mbeti pa kurorë kur u zgjodh Miss

Agnesa Vuthaj është një nga femrat më të bukura në vendin tonë. Ajo në 2004 është shpallur edhe Miss Albania dhe që prej asaj kohe ka qenë e pranishme në jetën publike dhe është kthyer në një personazh të dashur për publikun.

Ditën e sotme ajo ka qenë e pranishme në emisionin ‘Prive’ ku dhe ka rrëfyer për herë të parë një incident që ka ndodhur gjatë kohës kur ajo u kurorëzua si Miss. Sipas Agnesës kurorën e saj dikush e vodhi në prapaskenë.

“Në 2004 mora pjesë në Miss Albania ku u kurorzova. Prisja një kurorë të madhe por ishte shumë e vogël, u çudita pse por kuptova se kurora që do ma jepnin mua ishte zhdukur në prapaskenë, Miss-i Denisa Kola hoqi kurorën nga koka e saj që e kishte vendosur për tu zbukuruar dhe ma vendosi mua që mos ta linin Missin pa kurorë.”- ka treguar Agnesa duke qeshur.