10:29 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Aguero sulmon trajnerin, këto janë fjalët e tij

Argjentina ka marrë një goditje “vdekjeprurëse” në ndeshjen kundër Kroacisë, pasi u mposht me rezultat 3-0.

Gjasat e skuadrës së Messit për të kaluar në rundin tjetër janë të vogla dhe janë në mëshirën e Islandës, shkruan indeksonline.

Edhe pse fajin e ka mbajtur për vete, Jorge Sammpaoli ka kritikuar edhe formën e futbollistëve për këtë ndeshje.

Një prezantues i “TyC Sports” tha për Agueron se menaxheri i tij kishte thënë se lojtarët nuk arritën të përshtateshin me taktikat e trajnerit, duke e zhvendosur kështu fajin mbi të. Kur u tha rreth pohimit të Sampaolit, Aguero i tha “TyC Sports”: “Ai mund të thotë atë që dëshiron”.

Kjo deklaratë mund t’i kushtoj sulmuesit të Manchester Cityt para ndeshjes së fundit të Argjentinës në këtë kompeticion. /IndeksOnline/