09:51 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: Kunxhat shpëtuan dhjetëra jetë njerëzish (Foto)

Para pak minutash në rrugën Rexhep Luci ka ndodhur një  aksident.

Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se shpejtësia e kësaj vetura duhet të ketë qenë shumë e madhe, për një aksident të tillë, shkruan Indeksonline.

Ahmeti po ashtu ka njoftuar se nga ky aksident ka mbetur e lënduar një vajzë dhe kanë shpëtuar dhjetëra të tjerë për shkak të kanxhave.

Ky është njoftimi i plotë:

Nuk e di se çfarë shpejtësie duhet me pas kjo makinë për me e bo këtë ndeshje në Rrugën Rexhep Luci. Një vajzë është lënduar, por pengesat antiparking (kunxhat) sot kanë shpëtuar dhjetëra qytetarë (këmbësorë).

Ju njoftojmë se së shpejti Komuna do të fillojë me përdorimin e kamerave për shkelje në trafik dhe dënime me postë.