14:19 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ahmeti për Sunny Hill: The biggest f***ing party in Europe!

Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës – kryeqytetit të Kosovës – ka eskaluar me fjalorin e tij në profilin që mban në rrjetin social Twitter.

Rrjet ky që përdoret për komunikime zyrtare nga liderë botëror.

Aty ai ka bërë një koment për festivalin “Sunny Hill” që u mbajt për tre ditë rresht në Prishtinë.

“The biggest f***ing party in Europe” ka shkruar në gjuhën angleze ai në Twitter e që në shqip do të thotë se bëhet fjalë për ndejën më të zjarrtë në Evropë. Ani pse fjala “fucking “, të cilit Ahmeti ia ka vënë disa asterisk, ka kuptim banal.

Komentet e përcjellësve të tij në Twitter nuk ishin aspak mirëpritëse për të.

Kishte të tillë që e kritikuan edhe për mos punë si kryetar i kryeqytetit.