12:06 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: Sot vendosem standard të ri të transparencës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sapo është lansuar platforma për kontratat e hapura, ku qytetarët mund të shohin çdo kontratë, publikim apo projekt.

Ahmeti ka treguar se platforma mundëson që tërë kohën të kenë pasqyren e kontratave në komunë e edhe vonesave që paraqiten, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot vendosim standard të ri në transparencës në Republikën e Kosovës. Sapo lansuam platformen kontratat e hapura ku qytetarët në çdo moment mund te shohin çdo kontratë, çdo publikim për kontratë me informata të hollësishme për secilin projekt në Komunën tonë.
Falenderojmë Open Data Kosovo, Girls Coders Kosova, UNICEF, ADA e Innovations Lab Kosovo për ndihmen në platformë.
Platforma e ka edhe modulin e menaxhimit që na mundëson neve si udhëheqës të institucioneve që tërë kohën ta kemi pasqyren e krejt kontratave në komunë e edhe vonesave që paraqiten.
Meqë jemi institucioni i parë në Kosovë që zhvillojmë platformë të tillë i ftojmë të tjerët të na bashkangjiten në këtë rrugë të përbashkët.