23:44 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ahmeti tregon se çfarë bisedoj me Vokrrin në takimin e para 10 ditëve

I pari i Prishtinës njëherësh lideri i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti ka shkruar edhe një herë për tashmë të ndjerin, Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Ahmeti ka treguar se me Vokrrin takimin e fundit e kishte para 10 ditëve, shkruan Indeksonline.

I pari i Prishtinës gjithashtu ka thënë se në këtë takim është biseduar për planet lidhur me stadiumin,  ndeshjet dhe ndejat e tyre.

Postimi i plotë:

Para dhjete diteve ishte takimi ynë i fundit ku i patem planet për stadiumin, lojët dhe ndejat tona. Lamtumirë e u prehsh në paqe!