19:21 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: U dakorduam me BERZH-in për financimin e Unazës së Qytetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka qenë i pranishëm në Samitin e Ballkanit Perëndimor i cili është organizuar nga Banka Evropiane për Rindertim e Zhvillim në Londër.

Ahmet përmes një statusi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se me ekipin e Infrastrukturës Komunale  të BERZH-it janë dakorduar për të negociuar financimin e Unazes së qytetit, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, ky projekt kushton mbi 60 milion euro, për të cilën Komuna kërkon kredi me garacion të sovranitetit nga ekzekutivi dhe legjislativi.

Postimi i plotë:

Gjatë Samitit të Ballkanit Perendimor të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim në Londër me ekipin e Infrastrukturës Komunale të BERZH u dakorduam për të negociuar financimin e Unazes së Qytetit. Ky projekt që kushton mbi 60 milion euro nuk mund të financohet nga komuna dhe kërkon kredi me garancion të sovranitetit nga qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ekipet e para teknike pritet të vijnë shumë shpejtë për ta vlerësuar fizibilitetin e rrugës./Indeksonline/