15:43 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ahmeti viziton myftiun Tërnava, flasin për dhunën në familje

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sikurse liderët tjerë, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Kurban Bajramit.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka shkruar se me myftiun Naim Tërnava kanë biseduar për dhunën familjare, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Ahmetit:

Në ditën e Kurban Bajramit bashkë me anëtarën e Kryesisë, Gurjeta Zeka dhe nënkryetarët Dukagjin Gorani dhe Qëndron Kastrati vizituam Bashkësinë Islame.

Uruam Bashkësinë Islame dhe gjithë qytetarët e besimit muslimanë në Kosovë për festë duke ritheksuar porositë e Bajramit për solidaritet e barazi.

Diskutuam me Myftiun Tërnava sot edhe për porosinë e sotme që kishte dhënë për dhunën familjare ndaj vajzave dhe grave dhe pabarazinë në shoqërinë tonë. /Indeksonline/

 

Temat: