19:16 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

“Ai që vjen i pari-shërbehet i pari” , hulumtuesit danezë thonë se është humbje kohe

Mendoni për gjithë kohën që keni shpenzuar ndonjëherë duke pritur në radhë. Sa orë keni kaluar duke pritur që të hipni në aeroplan, të zëni një tavolinë në një restorant, të përdorni një ATM apo një banjo, ose të flisni me një përfaqësues të shërbimeve për klientë?

Sipas hulumtuesve danezë “ai që vjen i pari-shërbehet i pari” është jashtëzakonisht një gjë joefikase dhe humbje kohe në aspektin e kohës dhe hapësirës, shkruan IndeksOnline. Kjo në thelb i shpërblen njerëzit e parë që vinë, por gjithashtu shpenzojnë shumë orë të kohës së tyre të cmuar duke qëndruar përreth dhe duke pritur. Së dyti, linjat e gjata kanë tendencë të krijojnë mbingarkesë dhe pengesa që shkaktojnë probleme për të tjerët. Dicka e tillë mund të thuhet për bllokimet në trafik.

Në të vërtetë, ekzistojnë zgjidhje shumë më efikase se sistemi standard i pritjes në linjë sipas hulumtuesve danezë.

Ata kanë përdorur disiplinën ekonomike të teorisë, për të peshuar kostot dhe përfitimet e disa metodave të ndryshme të pritjes në linjë.

Ata kanë studiuar tri metoda: “ai që vjen i pari-shërbehet i pari” , “shërbimi i njerëzve në mënyrë të rastësishme pavarësisht se kur vijnë” dhe “ai që vjen i fundit-të shërbehet i fundit” .

Ata thonë qartë se metoda e parë standarte është sistemi më i keq prej të trijave. Për të dytën thonë se disi më mirë, ndërsa për të tretën pohojnë të jetë me sistemi më efikas. Për të testuar teorinë e tyre, hulumtuesit morën 144 vullnetarë në radhë nën çdo sistem. Kur u tha pjesëmarrësve të shërbeheshin në mënyrë të rastësishme nga rradha, koha mesatare e pritjes zvogëlohej. Koha e pritjes ka rënë edhe më tej nën sistemin e “ai që vjen i fundit-shërbet i pari”. Duket se shumica e njerëzve nuk duan të rrezikojnë të dalin herët, vetëm që të mos përfundojnë duke u shërbyer të fundit.

Problemi me “ai që vjen i pari-shërbehet i pari” është ajo që nxit njerëzit që të vijnë herët, gjë për të cilën studiuesit thonë se rezultojn në njerëz që presin për periudhën më të gjatë kohore. Kur kjo të hiqet dhe të zëvendësohet me “ai që vjen i fundit-shërbehet i pari” radhët e gjata janë më efikase.

Studiuesit sugjerojnë se sipas këtij modeli, njerëzit janë të detyruar të ndryshojnë sjelljet e tyre dhe të arrijnë në radhët e gjata me një ritëm më të ngadaltë. Kur njerëzit të cilët mbërrijnë të fundit janë shërbyer më parë, ka më pak pengesë dhe rrjedhimisht më pak zhurmë në radhët e gjata. /IndeksOnline/