21:04 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ajaxi e nis me fitore bindëse, Nagelsmann debuton me barazim

Në kuadër të fazës së grupeve në Champions League, në orarin e parë prej orës, 18:00, sot janë zhvilluar dy ndeshje.

Në kryeqytetin holandez, Amsterdam, Ajaxi ka regjistruar fitore bindëse ndaj AEK Athens me rezultat, 3-0.

Golat për holandezët i shënuan Nicolas Tagliafico (dy) dhe Donny van de Beek, transmeton IndeksOnline.

Ndërkaq, 31-vjeçari, Julian Nagelsmann e ka nisur aventurën e tij të re në Champions League me një barazim mjaft të rëndësishëm.

Në ndeshjen e zhvilluar në Donetsk, Hoffenhemi i Nagelsmann ka barazuar me Shakhtarin, 2-2.

Golat për gjermanët i shënuan Florian Grilltisich dhe Haavard Nordtveit, ndërsa për vendasit shënuan Ismaily dhe Maycon Barberan./IndeksOnline/