10:25 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ajeti i lumtur me golin e shënuar (Video)

Albian Ajeti ditë më parë kompletoi transferimin e tij te Baseli.

Në fakt ky ishte një rikthim tek Baseli pasi edhe më parë sulmuesi i talentuar kosovar ka qenë pjesë e gjigantit zviceran.

Debutimi i tij me fanellën e Baselit erdhi në ndeshjen ndaj Luganos ku kampioni në fuqi shënoi fitore të thellë 0-4.

Ajeti e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe për këtë është shumë i lumtur ku arriti të shënojë edhe gol në minutën e 39-të.

Pas ndeshjes sulmuesi prishtinas është shprehur shumë i lumtur me paraqitjen e bërë në këtë takim.

“I lumtur me golin e shënuar dhe fitoren e arritur në udhëtim”, ka shkruar Ajeti në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Albian Ajeti iu bashkua Baselit nga skuadra tjetër zvicerane St Gallen ku pati paraqitje fantastike. /Telegrafi