15:12 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

AKK thotë se gjyqtarët në Kosovë kanë mungesë të diturisë

Gjyqtarët nuk po i dinë procedurat për trajtimin e lëndëve të Autoritetit Kosovarë të Konkurrencës (AKK). Kjo e fundit ka humbur shumë raste që dyshoheshin për monopol në treg.

Kryetari i Autoritetit Kosovarë të Konkurrencës, (AKK) Valon Prestreshi, ka thënë se shumë lëndë me gjetje dhe faktet që iu janë dërguar gjykatave i kanë humb për shkake të mos trajtimit adekuat nga ana e gjyqtarëve.

“Problemi është që ne po ballafaqohemi me gjykata, me lënda të kaluara edhe në shumicën e  rasteve gjyqtarët po i trajtojnë lëndët e konkurrencës me proceduar, asnjëherë nuk futen në materie. Kemi raste ku po i humbim lëndët në procedurë por jo në materie, jo në kualitet të dokumentit. Për këtë arsye është se e kemi vërejtur se ka mungesë të diturisë nga gjyqtarët në trajtimin e temave të konkurrencës. Me këtë rast, këtë vit AKK-ja në bashkëpunim me KE-në do të organizoj punëtori të ndryshme me gjyqtarët me kusht që ta japim një perfeksionim ose një elbaroim të ligjit të konkurrencës“, tha Prestreshi.

Ai tha se Komisioni Evropian ka kërkuar që AKK-ja të marrë disa përgjegjësi shtesë.

“Komisioni Evropian në takimin e nën komitetit i ka mirëpritur punët e përfunduara të Autoritetit të Kosovarë të Konkurrencës dhe ka shtuar qenë të ardhmen AKK do t’i merr edhe disa përgjegjësi tjera që të filloj në ndërgjegjësimin e gjyqtarëve në Kosovë me kusht që gjyqtaret të janë të përgatitur, t’i trajtojnë temat e konkurrencës çka atakohen në gjykatë“, tha ai.

Preteshi ka shtuar se aktualisht janë duke u trajtuar 12 raste por që katër prej tyre i kanë humbur .

 

“Tani jemi duke i trajtuar 12 raste prej atyre, pothuajse deri në Supreme kemi shkuar edhe katër i kemi humbur, tjerat janë duke u trajtuar. Si pasoj e procedurës asnjëherë si pasoj e materies. Në procedura, pse e ke fotografuar vendngjarjen mënyrën si e ke marrë, pse nuk ke shkuar me procedurë me marrë te një hetues. Kur kanë shkuar me marrë dokumentin, pse s’ke shkuar me procedura me marrë, pse kur e ke bërë fotografin nuk shkruan data dhe ora kur e ke bërë fotografinë në këto aspekte, asnjëherë në në aspektin e konkurrencës, pse është dëmtuar tregu, si ka ndodhur kjo pasoj e kështu me radhë“, tha Prestreshi.

Sipas tij, për këtë vit KE-ja i ka rekomanduar AKK-së, që të bëjnë analiza sektoriale. Ndërsa thotë se sektorë të ndjeshëm që kanë monopol të tregut janë sektori i ujërave, telefonisë, internetit dhe energjisë.

“Rekomandimi për këtë vit nga KE është që të bëjmë analizën sektoriale për homologimin e automjeteve edhe tregun e telekomunikacionit…..Ta bëjmë plotësim ndryshim të ligjit në disa pika ku kemi mangësi dhe kjo është puna kryesore….Sektori më i ndjeshëm normalisht i kamë potencuar është sektori i ujërave normalisht aty nuk mund të liberalizohet sepse ujësjellësit nëpër shtatë regjione, mbajnë monopol, sektori i energjisë, KEDS-i, akoma mban monopol 100 % edhe pse dy kompani janë licencuar për të filluar punë por nuk kanë filluar akoma. Në pozitë dominuese e kemi VALA akoma në 80 % të tregut. Në pozitë dominuese e kemi Ipkon për pozitë dominuese për shërbime të internetit dhe telefonisë mobile“, tha Prestreshi.

Ndryshe, Autoriteti Kundër Konkurrencës, në shtetet normale ka rolin kryesor, bënë monitorimin, hulumtimin e tregut dhe nuk lejon pozita dominuese.