22:04 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Akoma nuk ka ikur dimri, rikthehet bora në Maqedoni

Edhe pse jemi në pragë të fillimit të pranverës, moti i ftohtë dhe bora akoma nuk kanë ikur.

Në qytetin e Krushevës në Maqedoni sonte janë regjistruar rreshje dëbore, raporton Indeksonline.

Megjithëse trafiku po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa Lidhja Auto Moto e Maqedonisë rekomandon shoferët për vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur dhe respektim të shenjave të komunikacionit.

Njoftohet se në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Indeksonline/