15:34 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar për Indeksonline se nga ky aksident dy persona kanë mbetur të lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Ndërsa, ai ka thënë se dëmet materiale janë të konsdierueshme.

 

Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata në këtë magjistrale./Indeksonline/