15:16 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në në Radavc, motoçikleta përfundon nën makinë (Foto)

Në orët e pasditës së sotme në afërsi të Radavcit – Istogut, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një motoçiklete dhe një makine.

Nga fotografitë e siguruara nga Indeksonline shihet se si motoçikleta ka përfunduar nën makinë, ku si pasojë është lënduar ngasësi i motoçikletës.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes./Indeksonline/