16:46 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Podujevë, motoristi goditet nga vetura

Një aksident i rënd trafiku ka ndodhur në Podujevë, konkretisht të ‘Qershijat’.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë e tipit ‘Golf 4’ dhe një motorist, i cili është lënduar, shkruan Indeksonline.

Siç shihet në këtë foto, edhe motori është dëmtuar nga përplasja me veturën.

Ndërsa i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë./Indeksonline/