14:52 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, shikojeni si është bërë vetura (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Kombit, në territor të Shqipërisë, raporton Indeksonline.

Vetura e tipit “Mercedes SL” me targa të Gjermanisë është shkatërruar e tëra siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Indeksonline.

Në vendin e aksidentit ka dalë menjëherë Policia Rrugore e cila është duke u marrë me rastin.

Ende nuk ka informacione për viktima të mundshme, porse dëmet materiale janë tejet të konsiderueshme./Indeksonline/