18:24 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka të lënduar

Policia e Kosovës ka pranuar informatën  se rreth orës 16:30 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë- Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç.

Rastin për “Indeksonline” e ka treguar zëdhënsja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, kanë marrë informatë se në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete.

“Nga ky rast kanë mbetur të lënduar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Njesiti i trafikut po meret me rastin”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/