15:41 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / k.v

Aksident i rëndë trafiku në hyrje të Vushtrrisë (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në hyrje të Vushtrrisë, raporton Indeksonline.

Një veturë me targa të Serbisë është ndeshur me një kamion ku për pasojë ngasësi i veturës ka marrë lëndime trupore ndërsa dëmet materiale siç shihet edhe në foto janë të konsiderueshme.

Aksidenti ka ndodhur afër “IP Petrol” në hyrje të Vushtrrisë.

Në vendin e aksidentit është paraqitur menjëherë Policia e Kosovës e cila është duke u marrë me shikimin e vendit të ngjarjes.

Derisa policia po merret me rastin, kolona e automjeteve është bërë rreth 5 km e gjatë./Indeksonline/