08:31 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Aksident i tmerrshëm në Rinas, makina ndahet në dysh, disa të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Rinasit.

Për pasojë 4 automjete, dy të tipit “Ford”, një automjet tip “Golf” dhe një furgon tip “Benz” janë përplasur në mënyrë fatale.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë për në spital.

Burime për JOQ.al, raportojnë se një vajzë e re gjendej e shtrirë në tokë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, shkak për aksidentin u bë gjendja e dehur e dy të rinjve që udhëtonin tek makina tip “Ford” duke u shtyrë edhe nga lagështira në rrugë, gjë që çoi në përplasjen tragjike të automjeteve.

Dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë:

Aksident i sapo ndodhur ne rrugen e Rinasit. 4 veta jane ne spital ndersa nje vajzë ishte e shtrir ne tok por qe ishte gjall me aq sa degjova nga policet.
Ne aksident u përfshinë 2 ford nje golf dhe furgon benc.
Ndersa per sa i perket shkakut normal shpejtesia tej normave te lejuara plus dhe koha me shi qe ka ndikuar dhe dëgjova qe dy te rinjtë meshkuj tek golfi te moshave 25-30 ishin ne gjendje te dehur!”