21:34 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Aksident me shtatë të lënduar në rrugën Mitrovicë- Skënderaj

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Skënderaj, konkretisht në fshatin Broboniq.

Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, në këtë aksident janë lënduar 7 persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Po ashtu ai tha se  në aksident janë përfshirë  dy vetura civile, ndërsa Policia ka dal në vendin e ngjarjes./Indeksonline/