17:00 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Aksident mes një veture të KFOR-it austriak dhe disa të tjera [Video]

Sot, rreth orës 15:00 një aksident  ka ndodhur në mes të një veture ushtarake të KFOR-it austriak dhe disa veturave tjera  civile në afërsi të Komunës së Fushë Kosovës.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur në autostradën në mes të Kryqit të Komoranit dhe Fushë Kosovës, po ashtu i njëjti ka shkaktuar edhe kolona të shumta të automjeteve, shkruan Indeksonline.

Nuk dihet se a ka të lënduar. Ndërsa Njësiti i Policisë rrugore ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me këtë rast.

Shikoni videon: