18:00 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy këmbësore (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në rrugën Haxhin Zeka, përkatësisht në lagjen “Kolovicë” të Prishtinës.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe dy këmbësor.

Policia për Indeksonline ka bërë të ditur se në këtë aksident, lëndime kanë pësuar dy kmbësore.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se ne rrugen Haxhi Zeka ne Prishtine, është ka ndodhur nje aksident trafiku me lendime. Ne aksident kane qene te përfshira tri automjete dhe dy këmbësore. Lëndime kane pësuar këmbësoret B.B. (femër) 1980 dhe E.B (femër) 1986. Te njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor ne QKUK” ka thuhet në përgjigjen e Policisë për Indeksonline.

Reshjet e pandërprera të borës sot kanë vështirësuar qarkullimin nëpër rrugë, cka edhe është shtuar numri i aksidenteve./Indeksonline/