18:59 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident në hyrje të Suharekës, raportohet për të lënduar (Foto)

Në hyrje të autostradës në Suharakë, para disa minutash ka ndodhur një aksident komunikacioni.

Sipas lexuesve të Indeksonline, në aksident janë përfshirë vetura e tipit Golf 5 dhe një Audi A4.

Raportohet se në aksident ka persona të lënduar, për çka policia ka njoftuar menjëherë ndihmën e shpejtë e cila është nisur për në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se numri i aksidenteve që po ndodhin ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar dukshëm rritje. Të shpeshta janë rastet kur ato përfundojnë me fatalitet në njerëz.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes për shoferët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. /Indeksonline/