09:14 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident në Mitrovicë, lëndohen 7 persona

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Zhabar të Mitrovicës, në të cilën janë përfshirë dy automjete njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të Gjermanisë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit dhe pesë pasagjere moshë e mitur femra K/Shqiptare të cilët kanë marr tretman të nevojshëm mjekësor.

Është iniciuar lënda e rastit me urdhër të Prokurorit mbetet në procedurë të rregullt.

Rr. Driton Veliu, Mitrovicë 22.07.2018-12:10. Është raportuar aksident trafiku të përfshira një automjet me targa vendore dhe një  motoçikletë pa targa, me drejtues meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është në tretman mjekësor në  të qendrën spitalore Mitrovicë. Është iniciuar lënda me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.