09:23 / E Premte, 22 Qershor 2018 / k.v

Aksident në Mitrovicë, vetura godet biçikletën

Një person derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij në Mitrovicë, dyshohet se duke mos e përshtatur shpejtësinë godet një biçikletë të cilën e drejtonte viktima mashkull.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal në Mitrovicë, pastaj është dërguar në QKUK për tretman mjekësor të mëtutjeshëm.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/