19:02 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident në Pejë, lëndohet një motoçiklist [Foto]

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Pejës.

Një lexues i Indeksonline ka treguar në kushte anonimiteti se në këtë aksident janë të përfshira një automjet dhe motoçiklisti.

Sipas fotografive që ka dërguar po i njëjti lexues në redaksi shihet se aksidenti ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Mësohet se motoçiklisti ka marrë disa lëndime të lehta nga ky aksident, shkruan Indeksonline.

Njësiti i Policisë së Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/