22:50 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aksident në Pejë, motoçiklisti godet dy persona

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në Pejë, përkatësisht në rrugën “Nënë Terezë”.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, një motoçiklist ka goditur dy persona, njëri  i gjinisë mashkullore dhe tjetri i asaj femërore.

Mësohet deri tani se të lënduarit janë dërguar menjëherë për në spital për të marr trajtim mjekësorë.

Njësitet përkatëse të Policisë së këtij rajoni kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Më poshtë pamje: