11:52 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Aksident në qendër të Gjilanit [Foto]

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në qendër të qytetit të Gjilanit.

Sipas një lexuesi të “Indeksonline” në këtë aksident janë të përfshira një ‘Kombi’ dhe një motoçikletë.

Nuk dihet se a ka të lënduar, veçse dëme materiale të konsiderueshme.

Besohet se shoferi që ka drejtuar kombinë të ketë dashur të ik nga vendi i ngjarjes.

Më poshtë pamjet:

/Indeksonline/