13:30 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Aksident në qendër të Prishtinës, vetura godet keq motoristin [Foto]

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në qendër të Prishtinës, konkretisht në udhëkryqin mes Pallatit të Rinisë dhe Bankës Qendrore të Kosovës.

Sipas një fotografie që ka siguruar “Indeksonline” shihet se si një  veturë ka goditur keq një motorist.

Nuk dihet ende se a ka lëndime, veçse dëme materiale.

Sipas fotos, njësiti i policisë rrugore  është në vendin e ngjarjes dhe po merret me këtë rast./Indeksonline/