21:01 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, katër persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, në vendin e quajtur “Kulinat”.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete ndërsa të lënduar kanë mbetur katër persona.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.

“Rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në vendin e quajtur te “Kulinat” ka ndodhë një aksident trafiku mes dy automjeteve kur në këtë aksident janë lënduar katër persona”, ka thënë ajo.

Në vendin e aksidentit menjëherë ka dalë njësiti i trafikut i cili është marrë me shikimin e vendit të aksidentit./Indeksonline/