19:36 / E Diele, 13 Maj 2018

Aksident në Vlorë, plagoset një polic (Foto)

Një aksident ka ndodhur pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete.

Një makinë tip “Hyndai” është përplasur me një makinë policie, ku si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një efektiv policie i cili drejtonte mjetin. Fotot poshtë janë bërë në vendin e ngjarjes.