21:44 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku në kryeqytet, vetura përplaset në shtyllën ndriçuese (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar foto nga vendi i aksidentit ku shihet një veturë e përplasur në shtyllën ndriçuese.

Në vendin e aksidentit kanë dalë menjëherë njësitet përkatëse të policisë të cilat janë marrë me shikimin e vendit të aksidentit.

Nuk ka informacione për të lënduar ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme./Indeksonline/