Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Prishtinë-Gjilan. Në aksidentin në fjalë janë përfshirë dy vetura, me dëme të mëdha materiale përderisa nuk dihet nëse ka të lënduar, transmeton Indeksonline. Siç mëson Indeksonline, në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet e nevojshme emergjente./Indeksonline/